Përshkrimi
Pozita është për Arketar në degën e Vlorës.
Detyrat
- Pranon mjetet monetare që klientët depozitojnë.
- Kryen balancimin dhe rakordimin e ATM-ve.
- Përgjigjet për numërimin e parave.
- Zbulon dhe verifikon kartëmonedhat e falsifikuara.
- Mban të fshehtë çdo informacion që lidhet me transaksionet.
- Jep kontribut të rëndësishëm në aktivitetet e marketingut të njësisë.
Kualifikimet
- Të zotërojë diplomë Bachelor në ekonomi ose në fusha të përafërta.
- Të ketë njohuri të mira në matematikë për të mbështetur procesin e rakordimit ditor.
- Të shfaqë aftësi të zhvilluara komunikimi.
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe të jetë në gjendje të plotësojë të dhënat numerike me saktësi dhe shpejtësi.
- Të jetë i vëmendshëm dhe praktik në detyrat që lidhen me menaxhimin e parasë.
- Të jetë në gjendje të punojë nën ngarkesë dhe të kontribuojë me efikasitet si anëtar i ekipit.
- Të flasë anglisht në nivel të rrjedhshëm.