Përshkrimi
Pozicioni është për Shërbim Klienti në degën e Bilishtit dhe ofrohet si zëvendësim gjatë lejes së lindjes.
Detyrat
- Kryen me shpejtësi dhe saktësi shërbimet bankare, përfshirë depozitimet, tërheqjet, llogaritë, depozitat, kartat dhe overdraftet.
- Verifikon kartëmonedhat e dyshuara si të falsifikuara duke zbatuar rregullat e bankës.
- Mban të mbrojtura informacionet mbi transaksionet dhe të dhënat e klientëve.
- Ndihmon në aktivitetet e marketingut dhe në prezantimin e produkteve bankare për të përmirësuar eksperiencën e klientit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet Bachelor në ekonomi ose në fusha të ngjashme.
- Të zotërojë aftësi të mira në matematikë për të mbështetur procesin e rakordimit ditor.
- Të tregojë kompetenca të forta komunikimi.
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe të jetë në gjendje të plotësojë të dhënat numerike me saktësi dhe shpejtësi.
- Të jetë praktik dhe i vëmendshëm në detyrat që lidhen me menaxhimin e parave.
- Të punojë mirë nën presion dhe të japë kontribut efektiv si pjesë e ekipit.
- Të flasë anglisht rrjedhshëm.
Pozicioni është me karakter zëvendësues për periudhën e lejes së lindjes.