Përshkrimi
Arketar për furnizimin e ATM-ve - Dega Durrës
Detyrat
- Të veprojë sipas Manualit të Përdorimit të ATM-ve dhe udhëzimeve përkatëse të operimit.
- Të mbikëqyrë nivelin e parasë në ATM dhe të bëjë sistemimin e prerjeve kur kjo të jetë e nevojshme.
- Të kryejë furnizimin periodik të ATM-ve me para.
- Të njoftojë në çdo rast kur kërkohet ndërhyrje për çështje ose probleme të ndryshme që mund të paraqiten në ATM.
- Të zgjidhë defekte të vogla në ATM, përfshirë bllokimin e kartëmonedhave dhe të letrës, si edhe të ndihmojë në identifikimin e problematikave të tjera teknike.
- Të vendosë materialet harxhuese në ATM, si letra, journal dhe materiale të ngjashme.
- Të përcjellë me procesverbal rastet e kartëmonedhave false të konstatuara në ATM.
- Të japë mbështetjen e nevojshme për eprorët gjatë procesit të rakordimit të parave cash.
- Të zbatojë me përpikëri rregullat e sigurisë gjatë transportimit të parave cash dhe gjatë furnizimit të ATM-ve.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet universitare në fusha si ekonomiks, financë, administrim biznesi ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Të zotërojë aftësi të mira praktike dhe logjikë të fortë në operim.
- Të karakterizohet nga ndershmëria, besueshmëria dhe shpejtësia në punë.
- Të jetë i gatshëm të punojë edhe përtej orarit, kur kjo kërkohet nga natyra e punës.
Pozicioni është i hapur për zëvendësim gjatë lejes së lindjes.