Përshkrimi
Shërbim Klienti - Dega Rrëshen
Detyrat
- Kryen shpejt dhe me saktësi veprimet bankare, përfshirë depozitimet, tërheqjet, llogaritë, depozitat, kartat dhe overdraftet.
- Verifikon kartëmonedhat e falsifikuara duke zbatuar rregullat e bankës.
- Siguron ruajtjen e fshehtësisë së transaksioneve dhe të dhënave të klientëve.
- Mbështet aktivitetet promovuese dhe prezanton produktet bankare me qëllim përmirësimin e eksperiencës së klientit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet Bachelor në ekonomi ose në fusha të ngjashme.
- Të zotërojë aftësi të mira në matematikë për të ndihmuar në procesin e rakordimit ditor.
- Të shfaqë aftësi të forta komunikimi.
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe të jetë në gjendje të plotësojë të dhënat numerike me saktësi dhe shpejtësi.
- Të jetë praktik dhe i vëmendshëm në detyrat që lidhen me menaxhimin e parave.
- Të jetë i aftë të punojë nën presion dhe të japë kontribut efektiv si pjesë e ekipit.
- Të flasë anglisht në mënyrë të rrjedhshme.