Përshkrimi
Sherbim Klienti - Dega Berat
Detyrat
- Përpunimi me shpejtësi dhe saktësi i shërbimeve bankare, përfshirë depozitimet, tërheqjet, llogaritë, depozitat, kartat dhe overdraftet.
- Zbulimi i kartëmonedhave të falsifikuara, në pajtim me rregullat e bankës.
- Sigurimi i fshehtësisë së transaksioneve dhe informacionit të klientëve.
- Kontribut në aktivitetet e marketingut dhe në promovimin e produkteve bankare, për të përmirësuar përvojën e klientit.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në ekonomi ose në fusha të përafërta.
- Aftësi të mira matematikore për të mbështetur procesin e rikoncilimit ditor.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, njohuri të shkëlqyera kompjuterike dhe aftësi për plotësimin e të dhënave numerike me saktësi e shpejtësi.
- Qasje praktike dhe kujdes në detyrat që lidhen me paratë.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të dhënë kontribut efektiv në ekip.
- Njohje rrjedhshme e gjuhës angleze.