Përshkrimi
Specialist / Senior Specialist - Departamenti i Operacioneve të Kredive
Detyrat
- Bën kontrollin fillestar për të konfirmuar se dokumentacioni i kërkuar para disbursimit të kredive për klientët individë është përfunduar saktë. Kjo përfshin, ndër të tjera, miratimin e kredisë, kontratat e nënshkruara, regjistrimin e bllokimit të kolateralit, policat e sigurimit dhe të gjitha kushtet paraprake, para hapjes së kontratës së kredisë në sistem.
- Verifikon që marrëveshjet e kredisë përmbajnë termat dhe kushtet e aprovuara në miratimin e kredisë, si dhe orienton Degën për marrëveshjet që do të nënshkruhen me klientin.
- Regjistron në sistem të gjitha kreditë për klientët individë, pavarësisht nëse janë miratuar nën autoritetin e degës apo të Drejtorisë.
- Proceson në sistem edhe veprime të tjera të lidhura me kreditë, si ndryshimi i normës së interesit, i palëve të përfshira ose i kolateralit, pas konfirmimit të miratimit përkatës dhe të kontratave shtesë të nënshkruara.
Kualifikimet
- Të paktën 2 vite eksperiencë në sektorin bankar; përvoja në BKT është e preferuar.
- Eksperienca e mëhershme me produkte kredie përbën përparësi.
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze.
- Përkushtim në punë dhe orientim të qartë drejt rezultateve.
- Aftësi shumë të mira të komunikimit me gojë dhe me shkrim.