Finance, Banke & KontabilitetTiranë2 javë më parëFull Time
Përshkrimi
Specialist / Specialist i Lartë - Departamenti i Rrezikut Operacional
Detyrat
Regjistron, analizon dhe grumbullon në bazën e të dhënave për rrezikun operacional incidentet e raportuara nga punonjësit e Bankës, në përputhje me kuadrin e brendshëm të këtij rreziku, duke ndjekur edhe pasqyrimin kontabël të efekteve të tyre.
Administron dhe përditëson Bazën e të Dhënave të Humbjeve (Loss Database), si edhe formularët e raportimit, për të garantuar të dhëna të sakta, transparente dhe të verifikueshme në auditim.
Ndihmon në procesin e vetëvlerësimit të rrezikut dhe kontrolleve (Risk and Control Self-Assessment - RCSA), si dhe monitoron realizimin e planeve të veprimit dhe masave korrigjuese të miratuara nga eprorët.
Zbaton testime kontrolli për të vlerësuar funksionimin e pikave të kontrollit, përfshirë Treguesit Kryesorë të Rrezikut - KRI dhe kontrolle të tjera të evidentuara gjatë RCSA, sipas metodologjisë së Bankës.
Siguron të dhënat e nevojshme nga njësitë e Bankës për përllogaritjen e Treguesve Kryesorë të Rrezikut (KRI) dhe ndjek çështjet që kërkojnë shqyrtim shtesë.
Mbështet Vlerësimin e Rrezikut të Palëve të Treta (Outsource Risk Assessment / Third Party Risk Assessment) dhe mbikëqyr zbatimin e planeve të veprimit që dalin prej tij, me vëmendje të veçantë ndaj ndikimit të rrezikut të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (ICT Risk).
Zbulon dhe monitoron burime të tjera që mund të sinjalizojnë ose të lidhen me ngjarje të rrezikut operacional, duke përfshirë raporte auditimi, raporte të kontrollit të brendshëm, ankesa, pasqyra financiare dhe raporte monitorimi.
Harton dhe paraqet raportet rregullatore tremujore dhe vjetore për rrezikun operacional, në pajtim me kuadrin rregullator në fuqi.
Përgatit raporte për Menaxhmentin e Lartë dhe raportime ad hoc mbi kuadrin e rrezikut operacional, kur kërkohen.
Përllogarit dhe raporton kërkesat e kapitalit që burojnë nga rreziku operacional.
Kryen përllogaritjet dhe vlerësimet e nevojshme për ICAAP, testet e stresit (Stress Test) dhe Planin e Rikuperimit (Recovery Plan).
Jep vlerësime dhe sugjerime lidhur me produktet dhe shërbimet e reja që prezantohen në Bankë.
Harton materiale trajnimi dhe zhvillon sesione trajnimi për forcimin e ndërgjegjësimit dhe njohurive të punonjësve mbi rrezikun operacional.
Realizon detyra të tjera apo përgjegjësi të veçanta që lidhen me funksionin e Departamentit të Rrezikut Operacional, sipas kërkesave të eprorëve.
Kualifikimet
Kërkohen të paktën 4 vite përvojë në sektorin bankar, institucione financiare ose kompani të mëdha auditimi (Big Audit Firms).
Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike dhe paketës Microsoft Office.
Diplomë universitare, me përparësi në Financë, Ekonomi ose fusha të tjera që ofrojnë njohuri të konsiderueshme statistikore dhe matematikore.
Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
Përmbushje e kërkesave dhe kushteve të përcaktuara në rregulloret e Bankës.
Aftësitë Ndërpersonale:
Aftësi për përfaqësimin e institucionit dhe bashkëpunim efektiv në ekip.
Vetëmotivim, organizim i mirë dhe qasje metodike ndaj punës.
Saktësi dhe besueshmëri, të shoqëruara me integritet, ndershmëri dhe përkushtim të lartë.
Gatishmëri për të mbajtur veten dhe të tjerët përgjegjës për rezultate cilësore e të matshme, duke respektuar afatet.
Aftësi për të punuar në kushte presioni.
Komunikim shumë i mirë verbal dhe me shkrim, së bashku me aftësi të forta organizative dhe për menaxhimin e njëkohshëm të shumë detyrave.
Qëndrim pozitiv, i hapur dhe objektiv ndaj opinioneve dhe këndvështrimeve të ndryshme.

Punët e Kompanisë Banka Kombetare Tregtare BKT (6)