Përshkrimi
Arketar në degën Concord, Tiranë
Përgjegjësitë
- Pranon fondet e depozituara nga klientët.
- Kryen balancimin dhe rakordimin e ATM-ve.
- Numëron paratë.
- Identifikon kartëmonedhat e falsifikuara.
- Siguron fshehtësinë e çdo transaksioni.
- Jep kontribut të rëndësishëm në procesin e marketingut të njësisë.
Kërkesat
- Të zotërojë diplomë Bachelor në ekonomi ose në fusha të përafërta.
- Të ketë aftësi të mira matematikore, për të mbështetur procesin e rakordimit të përditshëm.
- Të tregojë kompetenca të forta komunikimi.
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe të përpunojë të dhënat numerike me saktësi e shpejtësi.
- Të jetë i kujdesshëm dhe praktik në detyrat që lidhen me paratë.
- Të jetë në gjendje të punojë nën presion dhe të kontribuojë me efektivitet në ekip.
- Të komunikojë rrjedhshëm në anglisht.