ARLIS CONSTRUCTION është pjesë e ARMAAR GROUP, një grup kompanish që ka në qendër të veprimtarisë ndërtimin dhe është i pranishëm edhe në energjinë e rinovueshme, menaxhim, investime, pasuri të paluajtshme dhe fusha të tjera. I themeluar në vitin 2008, grupi përfshin kompani të njohura, ndër të cilat “Arlis Ndërtim” dhe “Ideal Construction”, me projekte ambicioze si “Eyes of Tirana” dhe “Square 21”. Armaar Group vijon të zgjerohet dhe ka si synim të kontribuojë në zhvillimin ekonomik e social të komunitetit. Në mbështetje të këtij synimi dhe të zgjerimit të projekteve e të stafit të kualifikuar, kompania kërkon të plotësojë vendin e lirë për Menaxhere Administrimi.
Roli: Menaxhere Administrimi-Godina Rezidenciale
Njësia përkatëse: Administrim
Pasqyrë e rolit:
Menaxheri/ja i/e Administrimit të Godinave Rezidenciale organizon, bashkërendon dhe kontrollon veprimtarinë e përditshme të administrimit të godinave rezidenciale. Përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të pandërprerë me administratorët e godinave, siguron funksionimin e rregullt të hapësirave dhe shërbimeve të përbashkëta, mirëmbajtjen e pronës, adresimin e problemeve dhe respektimin e standardeve të shërbimit për banorët.
“Arlis Construction” siguron kushte shumë të mira pune, një mjedis që nxit motivimin dhe mundësi për zhvillim profesional e personal.