Ndertimtari & InxhinieriTiranë6 ditë më parëFull Time
Përshkrimi
ARLIS CONSTRUCTION NGA ARMAAR GROUP është pjesë e një grupi kompanish që përqendrohet te ndërtimi dhe vepron gjithashtu në energjinë e rinovueshme, menaxhim, investime, pasuri të paluajtshme dhe fusha të tjera. Me fillime në vitin 2008, grupi përfshin kompani të njohura si “Arlis Ndërtim” dhe “Ideal Construction”, me projekte ambicioze si “Eyes of Tirana” dhe “Square 21”. Përmes rritjes së vazhdueshme, Armaar Group synon të kontribuojë në zhvillimin ekonomik e social të komunitetit. Zgjerimi i projekteve dhe i stafit të kualifikuar ka krijuar nevojën për të plotësuar vendin vakant Arkitekt/e.
Roli: Arkitekt
Njësia organizative: Arkitekturë/Teknik
Përmbledhje e rolit:
Fokusi kryesor i Arkitektit do të jetë bashkërendimi i projekteve të përgatitura nga projektues të nënkontraktuar dhe verifikimi i cilësisë së dorëzimeve të tyre, duke nisur nga projekt-ideja e deri gjatë zbatimit. Roli përfshin përgatitjen e relacioneve që shpjegojnë përmbajtjen e projekteve, paraqitjen e propozimeve konkrete për përmirësime gjatë implementimit dhe kontrollin e përputhshmërisë së tyre. Arkitekti do të përgatisë rendera, koncepte për projektimin e brendshëm, planimetri dhe organizime të hapësirave të apartamenteve, zyrave, njësive të shërbimit e të tjera. Gjithashtu, do të plotësojë dhe detajojë projektet arkitektonike e teknike dhe do të mbështesë procesin e sigurimit të lejeve të zhvillimit e të ndërtimit, përfshirë lejet, vendimet dhe miratimet plotësuese që kërkohen.
Detyrat kryesore
Përgjegjësitë e rolit:
Të konceptojë detyrat e projektimit dhe t'i përgatisë ato.
Të punojë në projektimin e brendshëm, duke u mbështetur në përvojën në këtë fushë.
T'u shtojë kontratave të sipërmarrjes specifikimet teknike arkitektonike, sipas nevojës.
Të ndjekë përditësimet e legjislacionit sektorial për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, si edhe të legjislacionit të ndërtimit.
Të marrë pjesë rregullisht në mbledhjet brenda dhe jashtë zyrës, si dhe në takimet me kontraktorë e projektues të tjerë.
Të kuptojë e të zbërthejë detyrat e projektit dhe të propozojë ide për to në kohë reale.
Të përgatisë relacione teknike për përmbajtjen e projektit arkitektonik dhe të paraqesë propozime konkrete për përmirësimin e tij.
Të përpilojë përmbledhje shpjeguese të projektit arkitektonik dhe t'ua prezantojë palëve të interesuara.
Të mbështesë procedurat e prokurimit me detaje dhe specifikime teknike të nevojshme për zëra të ndryshëm.
Të përgatisë dhe detajojë projekte të plota, kryesisht për projektimin e brendshëm, ose projekte të pjesshme për objekte turistike, rezidenciale, tregtare, social-kulturore e të tjera.
Të bashkërendojë ngushtë punën me drejtuesin e grupit, ekipin e projektimit dhe inxhinierët e disiplinave të ndryshme (Konstruktor & MEP).
Të punojë së bashku me sektorët dhe grupet që mbulojnë mjedisin dhe efiçencën energjetike, duke i mbështetur në veprimtarinë e tyre.
Të përfshihet në diskutime dhe konsultime me profesionistë të ndërtimit për zgjidhjet praktike të projekteve.
Të kontribuojë në përllogaritjen e kostove dhe përgatitjen e preventivave, kur kjo i kërkohet.
Të përgatisë, verifikojë dhe plotësojë tabelën e specifikimeve teknike.
Të kryejë edhe detyra të tjera që mund t'i ngarkohen.
Kualifikimet e kërkuara
Arsimi dhe kualifikimi profesional
Të ketë kryer ciklin e plotë të studimeve në Arkitekturë në Universiteti i Tiranës.
Të zotërojë të paktën 7 vite përvojë pune në profesion.
Të dallohet për aftësi shumë të mira në planifikim, organizim dhe komunikim.
Të bashkëpunojë shumë mirë në punën në grup.
Të zotërojë në nivel të shkëlqyer gjuhën angleze/italiane.
Të njohë plotësisht përmbajtjen e projekteve arkitektonike dhe inxhinierike, sipas tipologjisë dhe fazave të përgatitjes, nga projekt-ideja deri në fazën përfundimtare të zbatimit.
Të ketë njohuri për programet 2D, 3D, Autocad, Revit, Sketchup, 3D Max, Adobe Illustrator e të tjera.
Të identifikojë probleme komplekse dhe të vërë në zbatim zgjidhjet përkatëse.
Përvoja e mëparshme, kryesisht në kompani ndërtimi, përbën preferencë.
Të demonstrojë kulturë të lartë profesionale dhe etikë pune.
Dokumentet e kërkuara
CV.
Portofolio.
Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që përmbushin kushtet e përcaktuara më sipër. Çdo person i intervistuar do të marrë një përgjigje nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
“Armaar Group” siguron kushte pune shumë të mira, një mjedis motivues dhe mundësi për zhvillim profesional e personal.
Ju urojmë suksese!