Ndertimtari & InxhinieriHimarë5 ditë më parëFull Time
Përshkrimi i punës
ARMAAR GROUP përbëhet nga një grup kompanish që veprojnë kryesisht në ndërtim, por kanë gjithashtu prani të gjerë në energjinë e rinovueshme, menaxhim, investime, pasuri të paluajtshme dhe fusha të tjera. Me zanafillë në vitin 2008, grupi përfshin kompani të njohura, ndër to “Arlis Ndërtim” dhe “Ideal Construction”, si dhe projekte ambicioze si “Eyes of Tirana” dhe “Square 21”. Armaar Group vazhdon të zgjerohet, me synimin për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të komunitetit. Në kuadër të kësaj rritjeje, shtimit të projekteve dhe zgjerimit të stafit të kualifikuar, grupi kërkon të plotësojë vendin e lirë për Operator Vinçi.
Roli: Operator Vinçi-Kullë
Njësia përkatëse: Teknik (Logjistikë)
Përmbledhje e rolit:
Operatori drejton dhe manovron vinçin për ngritjen dhe zhvendosjen e ngarkesave të rënda brenda kantierit. Përgjegjësia e tij është që punimet të realizohen me siguri dhe efikasitet, në përputhje me udhëzimet teknike dhe rregullat e sigurisë.
Detyrat kryesore
Përgjegjësitë e punës:
Drejton vinçin për të ngritur dhe zhvendosur ngarkesa të rënda në përputhje me planin e punimeve.
Ndjek udhëzimet e dhëna nga inxhinierët dhe përgjegjësi i kantierit.
Kujdeset që puna të realizohet me efikasitet dhe në respektim të standardeve të sigurisë.
Kontrollon gjendjen teknike të vinçit para përdorimit dhe pas përfundimit të tij.
Njofton përgjegjësin e kantierit për çdo problem apo defekt teknik të konstatuar.
Koordinohet me ekipin për vendosjen dhe zhvendosjen e sigurt të ngarkesave.
Plotëson dhe përditëson rregullisht e me saktësi librin e mjetit, duke regjistruar çdo përdorim dhe ndërhyrje teknike.
Zbaton të gjitha rregullat për sigurinë dhe shëndetin në punë, sipas Ligjit Nr. 10237, datë 18.02.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, dhe akteve nënligjore në fuqi.
Shfrytëzon siç duhet pajisjet mbrojtëse personale (PPE).
Kualifikimet e nevojshme
Arsimimi dhe kualifikimi profesional:
Të ketë të paktën 7 vite përvojë pune si operator vinçi, veçanërisht me vinç-kullë.
Të zotërojë detyrimisht certifikatë formimi profesional për Operator Vinçi.
Preferohet certifikatë për përdorimin e sigurt të makinerive të rënda sipas Ligjit Nr. 10237, por kjo mbetet e dëshirueshme dhe jo e detyrueshme.
Të njohë mirë aspektet teknike të funksionimit dhe mirëmbajtjes së vinçave ndërtimorë.
Të tregojë nivel të lartë përgjegjshmërie dhe kujdes ndaj hollësive.
Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të bashkëpunojë me ekipin teknik.
Të jetë i gatshëm të punojë në terren dhe me orar fleksibël, në varësi të nevojave të kantierit.
Dokumentet e kërkuara
CV.
Për intervistë pune do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur, ndërsa secili kandidat i intervistuar do të marrë përgjigje nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
“Armaar Group” siguron kushte shumë të mira pune, një mjedis motivues dhe mundësi për zhvillim profesional e personal.
Ju urojmë sukses!