A.M.G sh.p.k, e krijuar në vitet 90, ka një eksperiencë 25 vjeçare në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore të ngrira, përfshirë Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Me një ekip profesionist dhe me përvojë, kompania ka konsoliduar pozicionin e saj si lider në tregun shqiptar. Përmbushja e nevojave të klientëve mbetet synim i vazhdueshëm i saj. Për të përmirësuar cilësinë e shërbimit, ajo kërkon staf të ri energjik që dëshiron të zhvillohet profesionalisht.
Kompania po rekruton për rolin Menaxher Rajonal Retail.
Menaxheri Rajonal merr pjesë drejtpërdrejt në organizimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së kompanisë në terren për klientët e portofolit. Roli synon të rrisë efikasitetin dhe cilësinë e shërbimit, si edhe të përmirësojë pozicionimin në treg, duke u përqendruar te produkte të caktuara. Ai mbështet zbatimin e politikave të shitjes dhe raportimin në të gjitha nivelet, si dhe krijon e mirëmban marrëdhëniet me klientët.
Përgjegjësitë
Të njohë mirë gamën e produkteve të kompanisë dhe t'i prezantojë ato në treg.
Të ndjekë vazhdimisht informacionin për produktet dhe çmimet e konkurrencës.
Të kontribuojë aktivisht në diskutimet për përcaktimin e çmimeve.
Të mbikëqyrë ecurinë e shitjes së produkteve dhe të ndërhyjë në kohën e duhur për të parandaluar problemet gjatë procesit.
Të analizojë performancën e produkteve sipas kategorive, të hartojë raporte dhe të propozojë zgjidhje për rezultate më të mira.
Të zgjedhë dhe të përgatisë produktet për promocione, sipas nevojës.
Të komunikojë rregullisht me drejtorin e blerjeve, të kontrollojë stokun e kategorisë dhe të ndjekë gjendjen e porosive.
Të ndjekë projekte të veçanta në bashkëpunim me departamentin e shitjeve.
Të kontrollojë çdo aspekt të promovimit, imazhit dhe elementeve të tjera që lidhen me produktet në fokus.
Të hartojë raporte javore dhe mujore për planin e veprimtarisë dhe t'ia paraqesë periodikisht Menaxherit të shitjeve dhe Ceo.
Të orientojë punën drejt shtimit të shitjeve të shoqërisë.
Të përmbushë objektivat dhe të hetojë shkaqet e diferencave të identifikuara.
Të kontrollojë dhe rishikojë raportet periodike sipas klientëve, produkteve dhe nivelit të realizimit, duke raportuar tek administratori.
T'i propozojë strukturës së shitjes dhe administratorit mënyra për identifikimin e klientëve potencialë për departamentin e shitjeve.
Të mbikëqyrë regjistrimin e porosive në bazat e brendshme të të dhënave.
Të negociojë kushtet e marrëveshjeve me klientët, me miratimin e administratorit.
Të administrojë likuiditetin e klientëve në bashkëpunim me departamentin e shitjeve.
Të miratojë skontot brenda kufijve të autoritetit të përcaktuar nga administratori.
Të ndjekë përmbushjen e detyrave të caktuara për supervizorët dhe koordinatorët e shitjeve të departamentit; për koordinatorët, të bashkëpunojë me kryekoordinatorin.
Të përcaktojë nevojat për trajnim të strukturës së shitjeve sipas pozicioneve përkatëse.
Të përgatisë raporte nga takimet me klientët në terren për vlerësimin e stafit, duke evidentuar anët e forta dhe të dobëta të secilit.
Të kontribuojë në trajnimin e stafit dhe në procesin e integrimit të punonjësve të rinj.
Kualifikimet e kërkuara
Arsim i lartë i përfunduar në Financë, Marketing, Administrim Biznesi etj.
Përvojë pune mbi 5 vjet në shitjen me pakicë, në markete dhe supermarkete.
Përvojë në pozicionin Menaxher, me përgjegjësi për drejtimin e ekipeve të shitjeve.
Zotërim shumë i mirë i paketës Microsoft Office (excel, Ëord, Poëer point).
Njohje e gjuhës Angleze.
Zotësi për drejtimin dhe motivimin e ekipit.
Komunikim i shkëlqyer dhe aftësi shumë të mira në marrëdhëniet ndërpersonale.
Përkushtim i lartë ndaj shërbimit të klientit.
Kapacitet për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar rrethana sfiduese.
Vetëbesim, iniciativë dhe qëndrim entuziast.
Zotësi vendimmarrëse dhe përgjegjshmëri.
Aftësi për interpretimin dhe analizimin e shifrave të shitjeve.
Gjykim i shëndoshë në çështjet e biznesit.
Dokumentet e kërkuara
Jetëshkrim (CV).
Përshkrimi