Përshkrimi
Drejtori Financiar drejton, planifikon dhe kontrollon veprimtarinë financiare të kompanisë për të garantuar stabilitetin financiar, respektimin e kërkesave ligjore dhe fiskale dhe përdorimin efikas të burimeve financiare. Roli gjithashtu mbështet vendimmarrjen strategjike në funksion të përmbushjes së objektivave të biznesit.
Përgjegjësitë
- Mbikëqyr kontrollin financiar, zbatimin e procedurave dhe kryerjen e transaksioneve financiare.
- Drejton dhe administron departamentin e Financës dhe Kontabilitetit.
- Koordinon punën me audituesit dhe harton pasqyrat financiare dhe raportet fiskale.
- Harton dhe mbikëqyr raportimin financiar mujor, tremujor dhe vjetor.
- Administron proceset e buxhetimit, planifikimit dhe parashikimit financiar, si edhe Cash-Flow.
- GarantON respektimin e legjislacionit, administron risqet dhe mban marrëdhëniet me institucionet dhe palët e interesit.
- Harton procedura dhe sisteme të kontrollit të brendshëm, si dhe trajnon e vlerëson personelin financiar.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në fusha të përafërta.
- Të ketë të paktën 8 vite përvojë pune, përfshirë 5 vite në role drejtuese.
- Të zotërojë në nivel të avancuar legjislacionin fiskal, kontabilitetin, auditimin dhe kontrollin financiar.
- Të përdorë në nivel të avancuar Navision/Business Central, Finance 5, e-Filing dhe Microsoft Excel.
- Të shfaqë zotësi të spikatura në analizë, punën me numra, organizim dhe mendim strategjik.
- Të zotërojë aftësi për drejtim, komunikim, negocim dhe menaxhim ekipesh.
- Të karakterizohet nga integriteti, përgjegjshmëria, ruajtja e konfidencialitetit dhe përqendrimi te rezultatet.
Dokumentet e kërkuara