Përshkrimi
A.M.G sh.p.k është krijuar në vitet 90 dhe ka 25 vjet përvojë në importimin e shpërndarjen e produkteve ushqimore të ngrira. Portofoli i saj përfshin akulloret Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), produktet e pulës Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), produktet e brumit Ioniki, perimet Polar Food, produktet e detit Siblou dhe të tjera. Kompania është pozicionuar si lidere në tregun shqiptar, me staf profesional e me përvojë, dhe synon vazhdimisht t’u përgjigjet nevojave të klientëve. Për të përmirësuar më tej cilësinë e shërbimit, ajo kërkon staf të ri, energjik dhe të orientuar drejt zhvillimit profesional.
A.M.G sh.p.k kërkon një Menaxher Shitje Horeca.
Roli udhëheq, organizon dhe zhvillon veprimtarinë e shitjeve në sektorin HORECA (Hotel, Restorant, Kafe), duke synuar përmbushjen e objektivave, rritjen e të ardhurave dhe drejtimin efikas të ekipit të shitjeve. Menaxheri i Departamentit HORECA përgatit dhe zbaton planet mujore të shitjeve, kontrollon realizimin e objektivave, vlerëson performancën e klientëve dhe produkteve, si edhe evidenton mundësi të reja për zgjerimin e biznesit. Pozita mbikëqyr punën e agjentëve, supervizorëve dhe koordinatorëve të shitjeve, duke garantuar që proceset operative të zhvillohen sipas strategjisë dhe synimeve të kompanisë.
Detyrat
- Të njohë mirë produktet e kompanisë dhe t’i prezantojë ato në treg.
- Të mbajë informacion të përditësuar mbi produktet dhe çmimet e konkurrencës.
- Të marrë pjesë aktivisht në diskutimet për përcaktimin e çmimeve.
- Të ndjekë shitjen e produkteve dhe të ndërhyjë në kohë për parandalimin e problematikave gjatë procesit.
- Të analizojë e përgatisë raporte për ecurinë e produkteve sipas kategorive, duke propozuar masa për përmirësimin e rezultateve.
- Të përzgjedhë dhe përgatisë produktet për promocione, sipas rastit.
- Të komunikojë vazhdimisht me drejtorin e blerjeve, të kontrollojë stokun e kategorisë dhe të ndjekë statusin e porosive.
- Të ndjekë projekte të caktuara bashkë me departamentin e shitjeve.
- Të kontrollojë të gjitha elementet e promovimit, imazhit dhe aspektet e tjera të produkteve në fokus.
- Të hartojë raporte javore dhe mujore mbi planin e veprimtarisë, si edhe t’ia raportojë periodikisht Menaxherit të shitjeve dhe Ceo.
- Të orientohet drejt rritjes së shitjeve të shoqërisë.
- Të përmbushë targetet dhe të hetojë hendekët e identifikuar.
- Të kontrollojë dhe rishikojë raportet periodike të ndara sipas klientëve, produkteve dhe realizueshmërisë së tyre, duke raportuar te administratori.
- Të propozojë gjurmimin e klientëve potencialë për departamentin e Shitjes, në strukturën e shitjes dhe te administratori.
- Të mbikëqyrë procesin e regjistrimit të porosive në bazat e brendshme të të dhënave.
- Të negociojë kushtet e marrëveshjeve me klientët, me miratimin e administratorit.
- Të menaxhojë likuiditetin e klientëve në koordinim me departamentin e shitjeve.
- Të autorizojë skontot brenda kufijve të autoritetit të përcaktuar nga administratori.
- Të ndjekë detyrat e caktuara për supervizorët dhe koordinatorët e shitjeve të departamentit; për këta të fundit, në bashkëpunim me kryekordinatorin.
- Të identifikojë nevojat për trajnim të strukturës së shitjeve sipas pozicioneve përkatëse.
- Të gjenerojë raporte nga takimet me klientët në terren për vlerësimin e stafit, duke evidentuar pikat e forta dhe të dobëta të secilit.
- Të marrë pjesë në trajnimin e stafit dhe në procesin e onboarding.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Marketing, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
- Të ketë të paktën 10 vite përvojë në shitje, prej të cilave minimumi 5 vite në një rol drejtues.
- Përvoja në HORECA, distribucion, produkte ushqimore ose FMCG konsiderohet avantazh i rëndësishëm.
- Përvojë në përgatitjen dhe monitorimin e planeve, buxheteve dhe targeteve të shitjes.
- Aftësi për udhëheqjen, organizimin, motivimin dhe vlerësimin e ekipeve të shitjes.
- Shkathtësi të forta për negocimin e marrëveshjeve, çmimeve, skontove dhe kushteve tregtare.
- Njohuri për menaxhimin e klientëve strategjikë, arkëtimeve dhe riskut financiar të klientëve.
- Aftësi të mira analitike për të vlerësuar shitjet sipas klientëve, produkteve, zonave dhe punonjësve.
- Aftësi për dokumentimin me shkrim të proceseve, procedurave dhe raporteve.
- Njohuri të avancuara të Microsoft Excel, si edhe të sistemeve ERP, CRM ose programeve të shitjes.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi, vendimmarrjeje dhe zgjidhjeje problemesh.
- Patentë drejtimi e vlefshme dhe gatishmëri për vizita të shpeshta në terren.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Integritet, përgjegjshmëri, konfidencialitet dhe orientim i fortë ndaj rezultateve.