Përshkrimi
WELL SH.P.K. po zgjeron veprimtarinë e rrjetit të saj drugstore në qytetin e Tiranes dhe kërkon staf të kualifikuar për rolin Zevendes Menaxher Dyqani.
Roli kryesor dhe qëllimi i përgjegjësive: Zëvendës Menaxheri i Dyqanit siguron administrimin e përditshëm dhe funksionimin e rregullt të dyqanit, në pajtim me standardet e kompanisë.
Detyrat
- Udhëheq dhe motivon stafin, duke garantuar respektimin e rreptë të disiplinës në punë.
- Rrit produktivitetin e dyqanit, mban orientim tregtar dhe ndërmerr masa për arritjen e përfitueshmërisë maksimale.
- Mbështet përmirësimin e rezultateve dhe zhvillimin përmes zbatimit cilësor të proceseve operacionale e komerciale.
- Vendos dhe ruan standarde të larta për pamjen e dyqanit dhe tregtimin vizual, sipas kërkesave të kompanisë.
- Përqendrohet në përmbushjen e indikatorëve të përcaktuar të performancës.
- Grumbullon, filtron dhe përcjell porositë e përditshme.
- Zhvillon bazën e klientëve përmes sjelljes së risive dhe forcimit të njohjes së brand-it të kompanisë.
- Siguron mirëmbajtjen dhe organizimin e rregullt të produkteve.
- Sistemon mallrat në rafte dhe në hapësirat e parashikuara.
- Verifikon që çdo produkt në raft të ketë çmimin përkatës.
- Kontrollon ekspozimin për plotësimin e stokut dhe kujdeset që stoku të sistemohet sipas rregullit të kërkuar.
- Shqyrton produktet në rafte për skadenca dhe i raporton ato te përgjegjësi ose menaxheri.
- Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip për produktet që nuk i kanë ato.
- Ndihmon klientët gjatë blerjes, sipas nevojave të tyre.
- Raporton për ecurinë e punës.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i lartë; preferohet profil Ekonomik/Finance.
- Duhet të keni të paktën 1 vit eksperiencë pune në një rol të ngjashëm.
- Kërkohen njohuri shumë të mira të paketës Office (Word, Excel).
- Kandidati duhet të jetë metodik dhe i organizuar.
- Kërkohen ndershmëri dhe integritet.
- Nevojitet fleksibilitet për punë me 2 turne.
Ne ofrojmë
- Pagë stimuluese.
- Ambient pune miqësor dhe dinamik.
- Kontratë të rregullt pune.
- 40 orë pune në javë.
- Vlerësim në bazë të performancës.
- Leje vjetore.