Përshkrimi
Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, po zgjeron veprimtarinë e saj në Lushnje dhe kërkon staf për rrjetin e drugstore-ve.
Staf Shites Full – Time do të mbulojë njëkohësisht detyrat e kasierit, sistemuesit dhe shërbimit ndaj klientit.
Detyrat
- Siguron ruajtjen dhe organizimin e rregullt të produkteve.
- Vendos mallrat në rafte ose në zonat e përcaktuara për to.
- Verifikon që secili artikull në raft të ketë çmimin përkatës.
- Mbikëqyr ekspozimin e mallrave, plotëson stokun dhe e rendit atë sipas standardit të kërkuar.
- Kontrollon datat e skadencës së produkteve në rafte dhe i raporton ato te përgjegjësi ose menaxheri.
- Shqyrton, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip për produktet që nuk i kanë ato.
- Mban të pastër marketin, raftet dhe hapësirat përkatëse.
- U ofron klientëve ndihmë gjatë blerjes, sipas nevojave të tyre.
- Ndihmon klientët të gjejnë produktet për të cilat interesohen.
Kualifikimet
- Kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm; arsimi i lartë konsiderohet përparësi.
- Kandidati nuk duhet të ketë angazhime studimore.
- Duhet të jetë i gatshëm dhe i aftë për punë në ekip.
- Kërkohet fleksibilitet për punë në 2 turne.
Ne ofrojmë
- Pagë motivuese.
- Ambient pune miqësor dhe dinamik.
- Kontratë të rregullt pune me 40 orë në javë.
- Vlerësim në bazë të performancës.