Përshkrimi
Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, po zgjeron veprimtarinë e saj në Durrës dhe kërkon punonjës për rrjetin e drugstore-ve.
Staf Shites Full – Time do të mbulojë njëkohësisht detyrat e kasierit, sistemuesit dhe shërbimit ndaj klientit.
Detyrat
- Siguron ruajtjen dhe organizimin e rregullt të produkteve.
- Vendos mallrat në rafte dhe në zonat e përcaktuara.
- Verifikon që secili artikull në raft të ketë çmimin përkatës.
- Kontrollon paraqitjen e produkteve, plotëson stokun dhe e organizon atë sipas rendit të kërkuar.
- Kontrollon datat e skadencës së artikujve në rafte dhe i raporton ato te përgjegjësi ose menaxheri.
- Kontrollon, regjistron dhe vendos përkthimet në shqip për produktet që nuk i kanë ato.
- Mban të pastra ambientet e marketit, raftet dhe hapësirat e tjera.
- U ofron klientëve ndihmë gjatë blerjes, sipas nevojave të tyre.
- Ndihmon klientët të gjejnë produktet për të cilat interesohen.
Kualifikimet
- Kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm; arsimi i lartë konsiderohet përparësi.
- Kandidati nuk duhet të ketë angazhime studimore.
- Duhet të jetë i aftë dhe i gatshëm për punë në ekip.
- Kërkohet fleksibilitet për punë me 2 turne.
Ne ofrojmë
- Pagë motivuese.
- Ambient pune miqësor dhe dinamik.
- Kontratë të rregullt pune me 40 orë pune në javë.
- Vlerësim në bazë të performancës.