Përshkrimi
Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, po zgjeron veprimtarinë në Tiranë dhe kërkon Staf Shites Full – Time për rrjetin e saj drugstore. Pozita përfshin njëkohësisht detyra si kasier, sistemues mallrash dhe shërbim ndaj klientit.
Detyrat
- Siguron ruajtjen dhe organizimin e rregullt të produkteve.
- Vendos mallrat në rafte dhe në hapësirat e paracaktuara.
- Verifikon që çdo produkt në raft të ketë çmimin përkatës.
- Mbikëqyr paraqitjen e mallrave, plotëson stokun dhe e rendit atë sipas standardit të kërkuar.
- Kontrollon afatet e skadencës së produkteve në rafte dhe njofton përgjegjësin ose menaxherin për to.
- Identifikon produktet pa përkthim në shqip dhe vendos përkthimet përkatëse.
- Mban të pastra ambientet e marketit, raftet dhe hapësirat e tjera.
- U jep klientëve ndihmë gjatë blerjes, sipas nevojave të tyre.
- Mbështet klientët për të gjetur produktet që kërkojnë.
Kualifikimet
- Kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm; arsimi i lartë konsiderohet përparësi.
- Kandidati nuk duhet të ketë angazhime studimore.
- Duhet të jetë i gatshëm dhe i aftë për bashkëpunim në ekip.
- Nevojitet fleksibilitet për punë në 2 turne.
Ne ofrojmë
- Pagë motivuese.
- Ambient pune miqësor dhe dinamik.
- Kontratë të rregullt pune me 40 orë pune në javë.
- Vlerësim në bazë të performancës.