Përshkrimi i punës
Fusha e punës: Prodhim
SO CART sh.p.k, pjesë e ALKOS Group, është një kompani prodhuese shqiptare që ka si veprimtari kryesore përpunimin e letrës celulozë në produkte përfundimtare për konsumatorët. Kompania kërkon të punësojë një Përgjegjës Magazine (për linjë prodhimi-fabrikë).
Mbi rolin: Pozicioni është thelbësor për organizimin dhe administrimin e magazinës. Ai siguron menaxhimin e saktë të lëndëve të para, materialeve ndihmëse, materialeve të paketimit dhe produkteve të gatshme, si edhe furnizimin në kohën e duhur të linjave të prodhimit.
Përgjegjësitë
- Merr përgjegjësi të plotë për realizimin e të gjitha proceseve të magazinës që i ngarkohen.
- Planifikon dhe mbikëqyr veprimtarinë e përditshme të magazinës së fabrikës.
- Kujdeset që hyrjet, daljet, transferimet dhe kthimet e materialeve të regjistrohen saktë.
- Kontrollon që sasitë fizike të stokut të përputhen me informacionin e regjistruar në sistem.
- Bashkërendon furnizimin e linjave të prodhimit me lëndë të para dhe materiale, për të parandaluar ndërprerjet në punë.
- Organizon marrjen në dorëzim, sistemimin, ruajtjen dhe gjurmimin e materialeve dhe të produkteve të gatshme.
- Mbikëqyr inventarët periodikë, shqyrton mospërputhjet dhe sugjeron veprime korrigjuese.
- Ndan dhe organizon detyrat ditore të personelit të magazinës, duke ndjekur produktivitetin, disiplinën dhe zbatimin e procedurave.
- GarantON shfrytëzimin e përshtatshëm të hapësirave dhe pajisjeve të magazinës, si dhe respektimin e rregullave të sigurisë në punë.
- Harton raporte periodike për gjendjen e inventarit, qarkullimin e materialeve, diferencat dhe vështirësitë operative.
- Përmbush edhe detyra të tjera që lidhen me profilin e pozicionit.
Kualifikimet e kërkuara
- Kërkohet arsim i lartë në Inxhinieri, Inxhinieri Mekanike, Logjistikë ose në fusha të përafërta.
- Nevojiten 3-5 vite përvojë në administrimin e magazinës; përvoja në fabrikë ose në mjedise industriale/prodhuese preferohet.
- Vlerësohet përvoja e mëparshme në pozicione të ngjashme, veçanërisht në industrinë e prodhimit ose të përpunimit të kartonit/letrës.
- Kërkohet njohje e mirë e proceseve të magazinimit, kontrollit të inventarit dhe furnizimit të prodhimit.
- Nevojiten aftësi të mira organizimi dhe përshtatje e shpejtë ndaj ndryshimeve.
- Kërkohet kujdes i veçantë ndaj hollësive dhe aftësi për të zbatuar protokollet e sigurisë.
- Nevojiten njohuri për përdorimin e makinerive dhe pajisjeve industriale.
- Kërkohet zotërim i mirë i Microsoft Excel; përvoja me sisteme ERP/WMS vlerësohet si avantazh.
- Nevojiten aftësi të mira në organizim, analizë, koordinim dhe zgjidhje problemesh.