Përshkrimi
Për të zgjeruar veprimtarinë e rrjetit drugstore në qytetin e Durrësit, Shoqëria WELL sh.p.k., e cila është pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, kërkon staf për punësim.
Pozicioni Staf Shites Full – Time përfshin njëkohësisht detyrat e kasierit, sistemuesit dhe shërbimit ndaj klientit.
Detyrat kryesore
- Mirëmban produktet dhe siguron organizimin e tyre të përshtatshëm.
- Vendos mallrat në rafte ose në hapësirat e përcaktuara për to.
- Siguron që secili artikull në raft të ketë çmimin përkatës.
- Verifikon ekspozimin e produkteve, plotëson stokun dhe e sistemon atë sipas rendit të kërkuar.
- Verifikon afatet e skadencës së produkteve në rafte dhe ia raporton ato përgjegjësit ose menaxherit.
- Verifikon dhe evidenton produktet pa përkthim në shqip, duke u vendosur përkthimet që mungojnë.
- Kujdeset për pastërtinë e marketit, rafteve dhe hapësirave të tjera.
- Mbështet klientët gjatë blerjeve, sipas nevojave që kanë.
- Orienton klientët për të gjetur produktet që u interesojnë.
Kualifikimet e kërkuara
- Kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm; arsimi i lartë vlerësohet si avantazh.
- Kandidati nuk duhet të ketë angazhime studimi.
- Kërkohet gatishmëri dhe aftësi për bashkëpunim në grup.
- Puna zhvillohet me dy turne dhe kërkon fleksibilitet për punë me 2 turne.
Dokumentet e kërkuara
Çfarë ofrojmë:
- Pagesë motivuese.
- Mjedis pune dinamik dhe miqësor.
- Marrëdhënie pune me kontratë të rregullt, me 40 orë pune në javë.
- Vlerësim të bazuar në performancë.