Agro Blend Group ka hapur një vend vakant për "Agjent Shitjesh" (Agjent parashitje Bono) Vlore.
Detyrat
- Përmbush objektivin e shitjeve në territorin e caktuar, në përputhje me itinerarin e lëvizjes.
- Njeh në thellësi zonën dhe pikat e saj të shitjes, monitoron zhvillimet lokale dhe njofton menaxherin për çdo ndryshim në treg.
- Krijon dhe ruan marrëdhënie të afërta e efektive me klientët përmes vizitave periodike dhe shërbimeve me përfitim të ndërsjellë, sipas Rregulloreve të Brendshme të Kompanisë.
- Siguron praninë e produkteve në zonat përkatëse.
Kualifikimet
- Kërkohet eksperiencë e mëparshme pune.
- Duhet të ketë patentë të kategorisë B.
- Të njohë mirë zonat.
- Të komunikojë me klientët me korrektësi.