Përshkrim
Kërkohet Teknolog/e fabrike me eksperiencë.
Detyrat kryesore
- Të zbatojë procedurat e prodhimit.
- Të garantojë cilësi të lartë gjatë gjithë procesit prodhues.
- Të raportojë rregullisht te menaxhmenti i lartë.
- Të monitorojë dhe të realizojë çdo muaj sasitë e planifikuara.
- Të përmbushë efikasitetin ditor për secilën linjë prodhuese.
- Të bashkëpunojë me kolegët për zgjidhjen e çështjeve të prodhimit, duke i dhënë përparësi sigurisë ushqimore dhe standardit të kërkuar.
- Të kryejë edhe detyra të tjera, sipas nevojave dhe kërkesave.
Kualifikimet
- Preferohen studime të përfunduara në teknologji ushqimore ose në degë të ngjashme.
- Kërkohet përvojë e mëparshme në industrinë e prodhimit ushqimor.
- Njohja e paketës Microsoft Office.
- Aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve dhe për punë në ekip.