Përmbledhje
Agro Blend Group synon të zgjerojë ekipin e saj duke punësuar një Magazinier.
Detyrat kryesore
- Mbikëqyr veprimtarinë e magazinës.
- Regjistron në ditarin e magazinës çdo lëvizje, hyrje-dalje, si edhe dokumentacionin dhe kartelat përkatëse.
- Harton procesverbale për incidentet, thyerjet, dëmtimet ose rastet e shpërdorimit.
- Administron inventarin e mallrave në magazinë dhe përgatit raportet përkatëse.
- Raporton çdo ditë te eprori i drejtpërdrejtë.
- Kryen edhe detyra të tjera të kërkuara nga eprori i drejtpërdrejtë.
Kërkesat
- Arsimi i lartë konsiderohet përparësi.
- Aftësi të shkëlqyera në organizim dhe koordinim.
- Aftësi për të propozuar sugjerime dhe zgjidhje alternative për probleme e situata të ndryshme.
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Kandidati duhet të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar ndaj detyrimeve të punës.