Përshkrimi
Shoqëria Agro Blend Group kërkon një kandidat të përshtatshëm për pozitën Elektricist ne Fabrike Prodhimi.
Detyrat
- Zbaton urdhrat dhe udhëzimet e përgjithshme e të posaçme të punëdhënësit, si edhe aktet ligjore dhe nënligjore për sigurinë, shëndetin dhe mjedisin në vendin e punës.
- Siguron që aparatet dhe pajisjet me energji elektrike të funksionojnë si duhet dhe të jenë në përputhje me rregullat teknike në fuqi.
- Identifikon dhe përcakton materialet e nevojshme për mirëmbajtjen e rregullt dhe të jashtëzakonshme të rrjetit elektrik.
- Mirëmban rrjetin ekzistues të linjave furnizuese dhe instalon linja të reja sipas kërkesave, mundësive teknike dhe standardeve të sigurisë teknike.
- Respekton rregullat e sigurisë teknike.
Kualifikimet
Aftësitë
- Të ketë përvojë pune në profile të ngjashme zbatimi.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira për elementet bazë të sistemit elektrik.
- Të ketë njohuri shumë të mira mbi rregulloren e sigurisë teknike.
- Të demonstrojë aftësi profesionale në instalime elektrike, kontroll dhe mirëmbajtje të rrjetit.
- Të jetë në gjendje të identifikojë, riparojë dhe raportojë problemet.