Përshkrimi
Kandidati do të marrë pjesë në realizimin dhe drejtimin teknik të projekteve që përfshijnë ndërtimin dhe rikonstruksionin e nënstacioneve elektrike, të linjave ajrore dhe kabllore të tensionit të mesëm e të lartë, si edhe të instalimeve të tjera elektroenergjetike.
Detyrat
Përgjegjësitë e pozicionit
- Të organizojë, bashkërendojë dhe mbikëqyrë punët elektrike që kryhen në kantier.
- Të ndjekë realizimin e projekteve, duke siguruar përputhjen me vizatimet teknike, specifikimet, standardet dhe kushtet kontraktuale.
- Të bashkërendojë veprimtaritë me ekipet e montimit, nënkontraktorët, furnitorët dhe supervizorët.
- Të verifikojë cilësinë e instalimeve dhe të ndjekë proceset e testimit dhe komisionimit të pajisjeve elektrike.
- Të hartojë raportet teknike, situacionet e punimeve dhe dokumentet e zbatimit.
- Të ndjekë përparimin e punimeve, përmbushjen e afateve dhe zbatimin e kërkesave për sigurinë në punë.
Kualifikimet
Kërkesat për kualifikim
- Të ketë diplomë Master në Inxhinieri Elektrike; parapëlqehet profili Elektroenergjetikë.
- Të zotërojë njohuri të mira për nënstacionet elektrike dhe linjat e transmetimit e të shpërndarjes së energjisë.
- Të jetë në gjendje të lexojë dhe të interpretojë projekte e skema elektrike.
- Të njohë përdorimin e programeve AutoCAD dhe Microsoft Office.
- Të ketë njohuri për standardet IEC dhe praktikat e instalimit elektrik.
- Të njohë gjuhën angleze, sidomos terminologjinë teknike.
- Të ketë aftësi për organizim, komunikim dhe bashkëpunim në ekip.
- Të jetë i gatshëm të punojë në kantier dhe të udhëtojë në varësi të nevojave të projekteve.
Përvoja e fituar më parë në realizimin e projekteve elektroenergjetike vlerësohet si avantazh.
Çfarë ofrohet
- Pjesëmarrje në projekte me rëndësi për infrastrukturën elektroenergjetike.
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunim me ekspertë të fushës.
- Mundësi për rritje profesionale dhe përparim në karrierë.
- Pagesë konkurruese, e përshtatur me kualifikimet dhe përvojën.
Dokumentet e kërkuara