Përshkrimi
Kompania 4 A-M shpk, që vepron në sektorin e ndërtimit, kërkon të angazhojë një Shofer Autobetoniere.
Detyrat
Detyrat kryesore:
- Të kryejë transportin dhe furnizimin me beton në kantieret e caktuara, në përputhje me planifikimin e punës.
- Të operojë autobetonieren dhe ta shkarkojë betonin në kushte sigurie.
- Para nisjes, të verifikojë gjendjen teknike të mjetit dhe të njoftojë për çdo defekt.
- Të sigurojë pastrimin dhe mirëmbajtjen e përditshme të autobetonieres.
- Të zbatojë rregullat e trafikut rrugor dhe masat e sigurisë në kantier.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Të disponojë leje drejtimi të kategorisë së nevojshme për këtë mjet.
- Të ketë përvojë në drejtimin e autobetonieres ose të mjeteve të rënda.
- Të ketë njohuri themelore për përdorimin dhe mirëmbajtjen e mjetit.
- Të karakterizohet nga korrektësia, përgjegjshmëria dhe aftësia për bashkëpunim në ekip.