Përshkrimi
Kompania e ndërtimit 4 A-M shpk synon të punësojë një Hidraulik.
Detyrat
- Analizon planin e ndërtimit dhe specifikimet për organizimin e punimeve hidraulike.
- Përcakton veglat dhe pajisjet e specializuara që kërkohen për kryerjen e punëve hidraulike.
- Vendos, rregullon dhe mirëmban pajisjet e ujit, tubacionet dhe sistemet për ngrohjen e ujit.
- Kryen servisimin e sistemeve hidraulike, përfshirë pjesët përbërëse të tyre.
Kualifikimet
- Të ketë më shumë se 3 vjet përvojë pune si hidraulik.
- Përparësi kanë kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm në profilin Hidraulik.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Të ketë shkathtësi të avancuara për planifikim dhe organizim.