Përshkrimi
4 A- M shpk, kompani që vepron në fushën e ndërtimit, kërkon të punësojë Inxhinier Civil per ndertime te reja.
Detyrat kryesore
- Të udhëheqë punimet në terren për realizimin e projektit.
- Të zbatojë me përgjegjësi të lartë rregullat e sigurimit teknik.
- Të njoftojë në kohën e duhur për çdo problem të shfaqur.
- Të organizojë në mënyrë të mirë punëtorët dhe të mbikëqyrë secilën fazë të punimeve.
- Të hartojë dokumentacionin teknik për objektin.
- Të plotësojë librezat e masave.
- Të kryejë edhe detyra të tjera sipas nevojave ose kërkesave të punëdhënësit.
Kualifikimet e kërkuara
- Të zotërojë diplomë Master nga Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit.
- Të ketë përvojë pune në profesion.
- Të zotërojë mirë programet kompjuterike Autocad dhe sap, ose programe të ngjashme llogaritëse, si edhe të ketë njohuri për programet bazë.
- Të jetë i aftë të bashkëpunojë në grup dhe të komunikojë në nivel të shkëlqyer.
- Të zotërojë mirë gjuhën angleze, si në shkrim ashtu edhe në komunikim.
Dokumentet e kërkuara