Përshkrimi
Union Bank vepron me sukses prej 20 vitesh në tregun bankar shqiptar dhe është konsoliduar si institucion i sigurt, i qëndrueshëm dhe me rezultate të shkëlqyera. Me 34 degë dhe 76 ATM-sh në qytetet kryesore të vendit, banka u shërben në mënyrë profesionale dhe të besueshme mbi 150,000 klientëve. Që prej nisjes së aktivitetit në vitin 2006, Union Bank ka pasur rritje të vazhdueshme dhe sot administron mbi 100 miliardë lekë gjithsej asete.
Banka nxit një mjedis pune të ndërtuar mbi diversitetin, përfshirjen dhe mundësi të barabarta për zhvillim, duke e konsideruar secilin anëtar të ekipit pjesë kyçe të suksesit. Union Bank investon rregullisht në formimin dhe rritjen profesionale të punonjësve, me synimin për t’u ofruar klientëve një përvojë bankare të shkëlqyer.
Union Bank vlerëson profesionistët e kualifikuar, besnikë dhe të angazhuar si pasurinë e saj më të rëndësishme. Për këtë arsye, kërkon kandidatë për ekipin e Departamentit të Riskut të Kredive për Biznesin, për rolin:
Senior/Specialist i Riskut të Kredisë së Klientëve të Biznesit të Madh
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Roli siguron që kreditë për biznese, të ofruara nga strukturat përkatëse të bankës, të kenë risk kreditor të identifikuar dhe të pranueshëm për bankën. Pozita mbulon ndjekjen e metodologjisë, ecurisë dhe çështjeve që lidhen me riskun e kredive për biznes.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Analizon aplikimet për kredi biznesi për të vlerësuar riskun kreditor, përgatit Raportin e vlerësimit të riskut dhe e vë atë në dispozicion të komitetit të kredisë, duke garantuar shqyrtimin në kohë.
- Vlerëson aplikimet kreditore Large/Korporate sipas kategorizimeve në fuqi dhe, kur nevojitet, trajton edhe raste SME.
- Bashkëpunon me Menaxherët e Marrëdhënieve me Klientët në Departamentin e Klientëve të Biznesit të Madh gjatë vlerësimit të aplikimeve, si edhe në monitorim, modifikim dhe rishikim të faciliteteve e kredive, në përputhje me politikat dhe procedurat në fuqi dhe me nivelin e riskut të pranueshëm për bankën.
- Koordinon punën dhe mban komunikim me departamentet dhe palët e brendshme të interesuara lidhur me funksionin e riskut të biznesit.
- Kryen vizita te klientët për të vlerësuar saktë riskun e kredisë, sipas parashikimeve të procedurës kreditore.
- I siguron administratës së Kredisë dhe/ose departamentit ligjor të dhënat dhe dokumentacionin e duhur për vazhdimin e procesit të kredisë, përgatitjen e dokumenteve, disbursimin etj.
- Merr pjesë në hartimin e politikave dhe procedurave të brendshme, sipas orientimeve dhe për përmirësimin e proceseve, produkteve apo zhvillimeve të tjera, duke vlerësuar risqet dhe administrimin e tyre.
- Angazhohet në projekte të ndryshme të institucionit, sipas kërkesave dhe udhëzimeve të drejtuesit të njësisë/departamentit.
- Harton plane monitorimi dhe mbikëqyr portofolin me metoda të ndryshme, përfshirë analizën dhe vlerësimin e vazhdueshëm; rezultatet ia paraqet KK-së dhe propozon masa parandaluese e korrigjuese.
- Kontribuon në zgjidhjen e problematikave të përgjithshme ose çështjeve specifike që kanë lidhje me kredinë.
- Ndihmon në përgatitjen e trajnimeve të përgjithshme dhe, kur caktohet, zhvillon trajnime për stafin e përfshirë në kredidhënien e klientëve të biznesit.
- Përgatit raporte, analiza dhe kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga drejtuesi i njësisë/departamentit.
- Merr pjesë, kur kërkohet, në monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë së kredidhënies në degë/agjensi.
- Raporton te Drejtori i Departamentit për ecurinë e procesit të kredidhënies në degët/agjensitë e Bankës.
- Sugjeron udhëzime për ndryshimin ose përmirësimin e proceseve dhe procedurave.
Kualifikimet
Profili Individual:
- Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë, dega Administrim-Biznesit ose fusha të ngjashme.
- Të paktën 3 vjet eksperiencë në kredidhënien e biznesit ose në riskun e kredisë së biznesit.
- Aftësi për analizë financiare të aplikimeve kreditore.
- Aftësi shumë të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim.
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe raportimi, si edhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Aftësi për të administruar disa detyra njëkohësisht.
- Njohuri shumë të mira të programeve bazë MS Office dhe të gjuhës Angleze.
Dokumentet e kërkuara
- CV-ja.
- Letra e shprehjes së interesit për pozicionin.
Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Kulturës Organizative do të kontaktojë vetëm kandidatët e përzgjedhur.