Përshkrimi
Prej 20 vitesh, Union Bank zhvillon me sukses veprimtarinë e saj në tregun bankar shqiptar dhe është konsoliduar si institucion i besueshëm, i qëndrueshëm dhe me rezultate të larta. Me 33 degë dhe 72 ATM të vendosura në qytetet kryesore të vendit, banka u shërben në mënyrë profesionale dhe të sigurt mbi 130,000 klientëve. Që prej nisjes së veprimtarisë në vitin 2006, Union Bank ka pasur rritje të vazhdueshme dhe sot administron mbi 100 miliardë lekë asete gjithsej.
Banka investon rregullisht në aftësimin dhe zhvillimin profesional të stafit, me synimin për t’u ofruar klientëve një përvojë bankare cilësore.
Union Bank kërkon profesionistë të kualifikuar, të besueshëm dhe të angazhuar për t’iu bashkuar ekipit në këtë rol:
Këshillues Klienti (në Agjencitë Union Net)
Belsh,Elbasan
Objektivi i përgjithshëm i rolit:
Pozita ofron shërbim cilësor ndaj klientit përmes këshillimit dhe informimit financiar mbi produktet e shërbimet bankare në agjencitë Union Net. Kandidati identifikon dhe adreson me profesionalizëm kërkesat e klientëve, i shndërron ato në mundësi shitjeje dhe kontribuon në objektivat e biznesit, duke respektuar politikat dhe procedurat e brendshme të Bankës.
Detyrat
- Gjen klientë potencialë në mjedisin e agjencisë Union Net dhe i këshillon për paketat financiare e produktet elektronike që u përshtaten më mirë nevojave të tyre, duke i mbështetur në përdorimin e shërbimeve bankare.
- U prezanton klientëve të agjencisë Union Net produktet e depozitave, si:
- Hapjen e Llogarisë rrjedhëse, Llogari kursimi, Depozita me Afat, etj.
- Pranimin e aplikimeve për produkte kreditore, përfshirë Paradhënie Bankare, Kredi Konsumatore, Karta Krediti,etj., si edhe për produktet e tjera të Bankës: shërbimet online, ebanking, kartat e debitit, urdhëra periodikë dhe transferta brenda e jashtë vendit,etj.
- Çdo llogari e hapur e pajis me Online Banking dhe udhëzon klientët drejt Shërbimit UB online, duke shpjeguar përfitimet që lidhen me komisionet dhe duke orientuar transaksionet e tyre te ATM cash in/cash out.
- Administron kërkesat për kredi të klientëve individë, duke u dhënë atyre këshillim dhe orientim të hollësishëm.
- Për mbështetjen e biznesit, Këshilluesi i Klientit mban komunikim të vazhdueshëm me CRM që mbulon zonën. Kërkesat mbi limitet e përcaktuara i drejtohen qendrës së biznesit.
- Përpunon kërkesat për kredi të klientëve individë, kontrollon dhe analizon gjendjen e tyre financiare për të paraqitur një propozim të qartë, në përputhje të plotë me politikat dhe strategjitë e bankës.
- Siguron që formularët dhe dokumentacioni kreditor i klientëve individë të plotësohen saktë sipas kritereve dhe procedurave në fuqi, si dhe arkivon dokumentet në dosjet fizike& elektronike të klientëve.
- Arrin objektivat individuale të shitjes dhe jep kontribut në përmbushjen e objektivave të degës.
- U përgjigjet në kohë dhe me profesionalizëm kërkesave të klientëve, duke ndërtuar bashkëpunim afatgjatë me klientët ekzistues dhe të rinj të bankës.
- Reagon pa vonesë ndaj kërkesave dhe ankesave të klientëve.
- E trajton me kujdes informacionin e marrë dhe ruan konfidencialitetin e nevojshëm gjatë përmbushjes së detyrave.
- Kryen përgjegjësitë e ngarkuara me ndershmëri, paanshmëri dhe ndjenjë përgjegjësie.
- Kontrollon dhe ruan dokumentacionin për çdo produkt ose transaksion të realizuar, në pajtim me procedurat në fuqi.
- I raporton Drejtorit përkatës të Degës dhe/ose strukturave përgjegjëse në Drejtorinë e Përgjithshme:
- Çdo çështje që lidhet me klientët.
- Çdo veprim që krijon problem në regjistrimet kontabël të sistemit.
- Çdo transaksion me elemente dyshimi lidhur me burimin e të ardhurave ose tregues të tjerë.
- Çdo çështje tjetër që kërkohet sipas manualeve dhe rregulloreve në fuqi.
Kualifikimet
- Kërkohet diplomë universitare në Ekonomi ose në fusha të përafërta.
- Përvojë e mëparshme me produktet kreditore dhe shërbimet bankare.
- Integritet i lartë personal.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe ndërveprim.
- Aftësi të shkëlqyera për organizim dhe menaxhim kohe.
- Aftësi shumë të mira për punë të pavarur.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Dokumentet e kërkuara
- CV-ja
- Letër “Shprehje Interesi”