Përshkrimi
Union Bank ka vepruar me sukses në tregun bankar shqiptar për 20 vite dhe është konsoliduar si një institucion i qëndrueshëm, i besueshëm dhe me rezultate shumë të mira. Nëpërmjet 33 degëve dhe 72 ATM-ve të vendosura në qytetet kryesore të vendit, banka u ofron mbi 130,000 klientëve shërbim profesional dhe të sigurt. Që prej nisjes së aktivitetit në vitin 2006, ajo ka shënuar rritje të pandërprerë, duke arritur mbi 100 miliardë lekë asete totale.
Kultura e punës në bankë mbështetet te diversiteti, përfshirja dhe mundësitë e barabarta për zhvillim, ku çdo anëtar i stafit konsiderohet pjesë e rëndësishme e suksesit të përbashkët. Union Bank vazhdon të investojë në trajnim dhe ngritje profesionale të punonjësve, me synimin për të ofruar një përvojë bankare të nivelit të lartë për klientët.
Banka i konsideron profesionistët e kualifikuar, besnikë dhe të përkushtuar si vlerën e saj më të rëndësishme dhe kërkon të shtojë në ekip një kandidat për një periudhe 1 vjeçare në rolin e Juristit, pranë Departamentit të Këshillimit Ligjor.
Qëllimi i përgjithshëm i punës
Roli synon ofrimin e shërbimeve juridike profesionale me nivel të lartë përgjegjësie, për të mbështetur nevojat e Union Bank Sh.A. gjatë veprimtarisë së saj të përditshme.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore
- Harton deklaratat e mbrojtjes dhe përfaqëson Bankën në proceset gjyqësore që shqyrtohen në të gjitha shkallët e gjykimit, duke mbledhur dhe përgatitur dokumentacionin e dosjeve si edhe duke marrë pjesë në seancat gjyqësore.
- Ndjek dhe propozon nisjen e procedurave ligjore në emër të Bankës në çdo rast kur ajo paraqitet si kallëzuese, e pandehur, paditëse, e paditur dhe/ose palë e tretë.
- Administron dokumentacionin juridik që lidhet me dosjet gjyqësore ose me procese të tjera administrative ku Banka është e përfshirë.
- Përgatit opinione ligjore për çështje që lidhen me aktivitetin e përditshëm të Bankës, si edhe harton kontrata dhe akte të nevojshme për këtë veprimtari.
- Mbështet departamente të ndryshme gjatë punës së tyre për problematikat që lindin në përditshmërinë e aktivitetit bankar.
- Ndjek, sipas rastit, procedurat për aplikimet që lidhen me regjistrimin e ndryshimeve përkatëse pranë regjistrit të QKB-së, organeve të administratës apo institucioneve mbikëqyrëse dhe rregullatore.
- Përgatit dhe monitoron përditësimin e të dhënave të Bankës pranë QKB-së, QRA-së, institucioneve lokale dhe qendrore, duke u kujdesur për përputhshmërinë e tyre.
- Harton kontrata kredie dhe çdo dokument tjetër që lidhet me rastet e kredive sindikale, si edhe përgatit opinionet ligjore për këto kredi.
- Mban komunikim me institucione të treta, gjykata, Prokurori dhe shoqata, si edhe përgatit shkresa përgjigjeje ndaj palëve të treta. Gjithashtu trajton dokumentacionin që sjell gjoba, masa disiplinore ose penalizime ndaj Bankës apo strukturave të saj.
- Jep asistencë në proceset e shitjes ose blerjes së aseteve të Bankës dhe në procedurat që lidhen me to.
- Përgatit opinione juridike për zbatimin e sekuestrove ekzekutive dhe verifikon aktet e nxjerra nga subjekte si zyrat e përmbarimit, institucionet tatimore dhe të ngjashme.
- Jep vlerësim ligjor lidhur me vendimet e Gjykatave civile, Gjykatave penale dhe prokurorive për rastet e sekuestrimit të llogarive bankare.
Kualifikimet
Profili individual
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën Juridike.
- Përvoja e mëparshme në institucione bankare ose në fusha të afërta konsiderohet avantazh.
- Të ketë eksperiencë në trajtimin e çështjeve ligjore.
- Të zotërojë njohuri mbi legjislacionin vendas.
- Të karakterizohet nga përgjegjshmëri e lartë dhe kreativitet.
- Të tregojë vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për analiza të thelluara juridike.
- Të jetë i/e aftë të punojë në ekip dhe të menaxhojë disa detyra njëkohësisht.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të Paketës Microsoft Office.
Dokumentet e kërkuara
- CV-në.
- Letrën e shprehjes së interesit për pozicionin.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 15.09.2026.