Përshkrimi
Top Express po kërkon të punësojë një Ndihmëse Financiere në Durres.
Detyrat
- Organizimi dhe ruajtja në arkivë e dokumentacionit financiar dhe administrativ.
- Hartimi dhe verifikimi i faturave, mandat-pagesave, si edhe i dokumenteve përkatëse shoqëruese.
- Ofrimi i mbështetjes për departamentin e financës gjatë përpunimit të të dhënave financiare.
- Kontrolli dhe regjistrimi i dokumenteve në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për mbledhjen dhe plotësimin e dokumentacionit të domosdoshëm.
- Kryerja e detyrave të tjera administrative që caktohen nga Financieri.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në degën Ekonomi/Financë.
- Përvoja në një rol të ngjashëm konsiderohet përparësi.
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve Microsoft Office, në mënyrë të veçantë Excel.
- Njohja e një programi financiar/kontabiliteti vlerësohet si avantazh.
- Të zotërojë aftësi të mira organizative dhe kujdes të lartë ndaj detajeve.
- Të jetë e përgjegjshme, bashkëpunuese dhe e aftë të mbajë konfidencialitet në vendin e punës.
Adresa: Rruga "Vath Truja", Lagja 14, Durres