Përshkrimi
Top Express po kërkon të shtojë në ekip një Financier/e me vendndodhje në Durres.
Detyrat
- Të kryejë inventarizimin e mallrave dhe të identifikojë diferencat përkatëse.
- Të bëjë një verifikim të hollësishëm të shpenzimeve dhe të të ardhurave mujore të realizuara.
- Të realizojë rakordimet me bankat, të kontrollojë balancat mujore të llogarive dhe të verifikojë saktësinë e regjistrimeve kontabël.
- Të ndjekë detyrimet financiare të klientëve dhe të furnitorëve/nënkontraktorëve.
- Të përgatisë raporte financiare në periudha mujore, gjashtëmujore dhe vjetore.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet universitare në degën Ekonomi/Finance.
- Të ketë të paktën 2 vjet përvojë pune.
- Të zotërojë shumë mirë programet bazë të Microsoft Office si edhe një prej programeve të kontabilitetit.
- Të karakterizohet nga saktësia, produktiviteti dhe aftësia për të respektuar afatet.
- Të punojë në bashkëpunim me stafin e departamentit.
- Të ruajë konfidencialitetin dhe të tregojë etikë të lartë profesionale.