Përshkrimi
Top Express synon të forcojë ekipin e saj me një Specialist IT energjik dhe të përgatitur, i cili do të kontribuojë në mbështetjen dhe avancimin e sistemeve teknologjike të kompanisë.
Detyrat
- Të mbikëqyrë, mirëmbajë dhe garantojë funksionimin e rregullt të sistemeve IT të kompanisë.
- Të ndjekë dhe të zbatojë vazhdimësinë e programeve dhe aplikacioneve aktive që përdoren në kompani.
- Të evidentojë dhe të zgjidhë me kohë çështjet teknike që paraqiten.
- Të japë asistencë teknike për stafin.
- Të punojë ngushtë me departamentet e tjera për të përmirësuar proceset teknologjike.
Kualifikimet
- Të ketë së paku 2 vjet përvojë në një rol të ngjashëm në fushën e IT-së.
- Të zotërojë diplomë universitare në Informatikë, Teknologji Informacioni ose në fusha të përafërta, me rezultate akademike të shkëlqyera (notë maksimale).
- Të ketë njohuri të mira për sistemet kompjuterike, rrjetet dhe aplikacionet e biznesit.
- Të demonstrojë aftësi të mira analitike dhe zgjidhjeje problemesh.
- Të dallohet për përgjegjshmëri, organizim dhe aftësi për punë në ekip.