Mundësi Punësimi
TEB Sh.A është një nga bankat më me reputacion në Kosovë dhe është pjesë e brendit të njohur bankar në Turqi e mbështetur nga autoriteti ndërkombëtar BNP Paribas.
TEB tani është duke kërkuar kandidatë të kualifikuar për pozitën Praktikant i Burimeve Njerëzore në Zyrën Qendrore.
Përgjegjësitë:
- Ndihmon në përgatitjen e kontratave të punës.
- Ndihmon në përgatitjen e formularëve për informim të stafit.
- Pranon dhe informon punonjësit e ri me informata të nevojshme për pozitën e tyre të re në TEB.
- Përgjegjës për regjistrimin e pushimeve të stafit, vendosjen në dosje të formularëve dhe
raportimin sipas kërkesës për ditët e shfrytëzuara / të mbetura në degët / departamentet
përkatëse.
- Hapja dhe mirëmbajtja e dosjeve të stafit, përgjegjës për të siguruar që punonjësit të dorëzojnë të gjitha dokumentet e nevojshme dhe të njëjtat të vendosen në dosje.
- Përgjegjës për vendosjen me saktësi të dokumenteve të BNj në dosje.
- Përgjegjës për përgatitjen e statistikave të stafit për departamentet dhe degët mbi bazën e nevojës për të ditur.
- Ndihmon në përgatitjen e raporteve të rregullta mujore.
- Ndihmon lidhur me punën së trajnerëve.
- Ndihmon në procesin e rekrutimit (përgatitja e testit, kontrolli i testit, organizimi i orarit të intervistave, informimi i kandidatëve për rezultatin e intervistës).
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë të studimeve themelore (BA)
- Aftësi të duhura ndërpersonale dhe komunikuese
- Të menduarit analitik
- Aftësi të dëshmuar për të mbështetur në mënyrë administrative Burimet Njerëzore
- Njohuri të çështjeve bankare në përgjithësi
- Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar përgjegjësi / role shtesë analitike