Mundësi Praktike
TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brendit të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.
TEB po kërkon Praktikant në Departamentin e Arkëtimit të Kredive në Vonesë në Zyren Qendrore
Përgjegjësitë:
- Menaxhimi i ekspozimeve të kredive me probleme në portofolin e tij/saj
- Përgatit raporte me shkrim në lidhje me performance e tij / saj
- Kontakton klientët në vonesë.
- Ofron informata të detajuar dhe profesionale dhe shpjegim të qartë për të gjith klientët në vonese rreth shumave që duhet paguar për kreditë në vonesë.
- Analizoni nevojat e klientëve dhe i/e këshillon ata për rëndësinë e rregullsisë në pagesa
- Mbledh borxhet e këqija dhe përcjell kreditë me probleme në menyrë për të maksimizuar përfitimin e bankës.
- Zbaton planin e veprimit të vendosur nga Departamenti i Arkëtimit
Kualifikimet e kërkuara:
- Të jetë së paku në vitin e fundit të studimeve
- Të ketë aftësi të shkëlqyera të MS Office, posaqërisht të excel-it dhe Power Point
- Të jetë analitik/e
- Të kuptoj ekonominë, dinamikën e tregut dhe të produkteve kreditore
- Të kuptoj Riskun Kreditor, dhe i/e gatshëm/e të punoj në analiza të detajuara dhe projekte.
- Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe folur të gjuhës angleze
- Të ketë patent shofer