Mundësi për Punë Praktike
TEB Sh.A. është një nga bankat më me reputacion në Kosovë dhe është pjesë e brendit të njohur bankar në Turqi, e mbështetur nga autoriteti ndërkombëtar i BNP Paribas.
TEB Sh.A. është duke kërkuar një kandidat të kualifikuar për pozitën Praktikant për Biznesin e Kartelave në Zyrën Qendrore / Prishtinë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Monitorim ditor i produktivitetit dhe aktivizimit të Produkteve Bankare me KARTELA dhe
POS.
- Përcjellja e trendeve të tregut, zbatimi i ideve të reja për Qarkullimin e Kartelave dhe POS.
- Përcjellja e fushatave të ndryshme sipas kërkesave të Biznesit të Kartelave dhe kontrollimi i
rezultateve bazuar në objektivat e përcaktuara nga Mbikëqyrësit.
- Monitorimi i produktivitetit të Degëve dhe Zyrtarit të Portfolios.
- Monitorimi i objektivave të vendosura për Linjat e Biznesit dhe Degët.
- Përcjellja e trendeve të mediave sociale dhe mirëmbajtja e bashkëpunimit me faqen Starcard të Departamentit të Marketingut.
- Mirëmbajtja e lokacionit, qarkullimit dhe transaksioneve të ATM, (financiare dhe jofinanciare).
- Hulumtimi i mjedisit të marketingut në terren, duke përfshirë lokacionet e tregtarëve.
- Kryerja e analizave të fushatave në vazhdim dhe përgatitja e raporteve për rezultatet e
fushatave.
- Kryerja e çdo detyre tjetër të kërkuar nga Udhëheqësi i Divizionit të Biznesit të Kartelave dhe POS.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të paktën të jetë student aktiv në Fakultetin e Ekonomisë
- Njohuri të mjedisit të biznesit, trendeve dhe zhvillimeve specifike të industrisë
- Njohuri mbi produktet dhe shërbimet bankare
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
- Njohuri të mira të MS Office
- Anëtar i shkëlqyer i ekipit
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze