Mundësi për punësim
TEB, një nga bankat me reputacionin më të lartë në Kosovë, bën pjesë në një markë bankare të njohur në Turqi dhe mbështetet nga forca ndërkombëtare e BNP Paribas.
TEB kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Menaxher për Marrëdhënie me NVM në Gjilan City Office.
Detyrat kryesore:
- Të krijojë një portofol të qëndrueshëm përmes qasjes së shitjes direkte.
- Të shqyrtojë rastet e kredive dhe t’i propozojë për miratim.
- T’u ofrojë klientëve shërbim të përkushtuar dhe të ndërtojë marrëdhënie profesionale me ta.
- Të përcjellë zhvillimet e tregut dhe të raportojë vlerësimet lidhur me të.
- Të përfaqësojë bankën në treg në pajtim me politikat dhe procedurat e saj.
- Të kryejë edhe detyra të tjera përkatëse.
Kualifikimet e nevojshme:
- Diplomë nga Fakulteti Ekonomik ose në Administrim Biznesi.
- Preferohen 1-2 vite përvojë në sektorin bankar, veçanërisht në segmentin NVM.
- Përvoja të tjera në biznes me bazë analitike konsiderohen përparësi.
- Përvoja profesionale në shitje është e dëshirueshme.
- Kuptim i mjedisit të biznesit, si dhe i trendeve dhe zhvillimeve të tij specifike.
- Njohje e produkteve dhe shërbimeve bankare.
- Njohuritë e përgjithshme për sistemin bankar janë të preferuara.
- Aftësi shumë të mira komunikimi me klientët e brendshëm dhe të jashtëm.
- Njohuri të mira të MS Office.
- Efikasitet në punën në ekip.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
- Patentë shoferi e Kategorisë B.