Mundësi Punësimi
TEB, një nga bankat me reputacionin më të lartë në Kosovë, është pjesë e një brendi të njohur bankar në Turqi dhe mbështetet nga fuqia ndërkombëtare e BNP Paribas.
TEB kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Menaxher për Marrëdhënie me NVM në Degën në Deçan.
Detyrat kryesore:
- Të krijojë një portofol të qëndrueshëm përmes qasjes së shitjes direkte.
- Të shqyrtojë rastet e kreditimit dhe t'i propozojë ato për aprovim.
- T'u ofrojë klientëve shërbim të përkushtuar dhe të zhvillojë marrëdhënie profesionale me ta.
- Të përcjellë prirjet e tregut dhe të raportojë vëzhgimet lidhur me të.
- Të përfaqësojë bankën në treg duke respektuar politikat dhe procedurat e saj.
- Të kryejë detyra të tjera përkatëse.
Kërkesat për kualifikim:
- Diplomë nga Fakulteti Ekonomik ose në Administrim Biznesi.
- Preferohen 1-2 vite përvojë në bankë, veçanërisht në segmentin NVM.
- Vlerësohet përvojë tjetër në biznes me bazë analitike.
- Përvoja profesionale në shitje konsiderohet përparësi.
- Njohje e mjedisit të biznesit, si edhe e trendeve dhe zhvillimeve specifike të tij.
- Kuptim i produkteve dhe shërbimeve bankare.
- Përparësi kanë njohuritë e përgjithshme për sistemin bankar.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi me klientët e brendshëm dhe të jashtëm.
- Njohuri të mira të MS Office.
- Aftësi për punë efektive në ekip.
- Zotërim i shkëlqyer i gjuhës angleze.
- Patentë shoferi e Kategorisë B.