Përshkrimi
Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e nisi veprimtarinë në 1932, me një market në Holandë, dhe sot numëron më shumë se 13,300 markete në mbi 48 vende të botës. SPAR Albania është i pranishëm në Shqipëri që nga 20 Qershor 2016, duke ofruar cilësi dhe risi përmes një përzgjedhjeje prej 40.000 produktesh që sjellin një standard të ri në tregun vendas. Me 118 markete dhe 6 hipera, SPAR është ndër drejtuesit e kategorisë së vet.
Roli i ofruar: Menaxher/e Market Tiranë.
Departamenti përkatës: Operacional
Vendi i punës: Tiranë.
Qëllimi i pozicionit: Përmes administrimit të kostove direkte, të garantojë që dyqani të ketë përfitueshmëri pozitive. Në përgjegjësitë e këtij roli përfshihen mirëmbajtja e dyqanit, administrimi i parasë së gatshme, blerjet dhe shërbimi ndaj klientit, ndër të tjera.
Përgjegjësitë
- Të kontrollojë shpenzimet direkte të dyqanit.
- Të mbikëqyrë mënyrën se si realizohen porositë.
- Të administrojë nivelet e stokut dhe të marrë vendimet kryesore për mbajtjen e tij nën kontroll.
- Të organizojë sistemimin e produkteve në rafte sipas sistemit FIFO.
- Të zbatojë planogramat e përcaktuara nga departamentet përgjegjëse.
- Të sigurojë paraqitjen në kohën e duhur dhe në kushtet më të përshtatshme të aktiviteteve promocionale.
- Të mbajë përgjegjësi për paratë e gatshme dhe transferimin e tyre në bankë.
- Të nxisë, përkrahë dhe trajnojë punonjësit e dyqanit, duke garantuar sigurinë teknike të mallrave dhe të njerëzve.
- Të pranojë shqetësimet, propozimet dhe ankesat e klientëve dhe t'ua përcjellë departamenteve përkatëse sipas natyrës së problemit.
- Të krijojë kushtet më të përshtatshme të shitjes për departamentet e produkteve të freskëta.
- Të verifikojë nëse standardet e vendosura të higjienës respektohen dhe zbatohen në dyqan.
- Të punojë së bashku me kolegët dhe klientët për të dalluar dhe/ose zgjidhur problemet urgjente.
Kërkesat e kualifikimit
- Formimi arsimor: Kërkohet diplomë universitare.
- Përvoja profesionale: Kërkohen 3 vite përvojë pune në dyqan të shitjes me pakicë.
Kualifikime plotësuese:
- Të jetë i aftë në përdorimin e paketës kompjuterike Microsoft Office.
- Të njohë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë ndjekur trajnime për menaxhim, shitje dhe fusha të ngjashme.
Aftësi plotësuese:
- Të jetë i aftë të bashkëpunojë në ekip.
- Të zotërojë aftësi drejtuese, vendimmarrëse dhe planifikuese.
- Të komunikojë me efektivitet me partnerët dhe klientët.
- Të mund t'i ofrojë klientit shërbim efikas në çfarëdo situate.
Dokumentet e kërkuara