Pozicioni: Kasier/e & Sistemues pranë Selvisë, Medrese
Vendodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në menaxhimin e sektorit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.
Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi.
Detyrat
- Mirëpret dhe komunikon me klientët me etikë të lartë profesionale
- Siguron që të gjitha produktet janë skanuar në mënyrë korrekte
- Kontrollon çdo produkt që kalon mbi kasë
- Komunikon çmimin konsumatorëve duke kryer të gjitha metodat e pagesave sipas procedurave standarte në përputhje me kërkesën e klientit
- Kujdeset për gjendjen e cash-it në kasë
- Orienton dhe ndihmon konsumatorët në gjetjen e produkteve specifikë duke informuar ata mbi ofertat e fundit
- Mirëmban në rregull ambjentin e punës duke e pajisur me furnizimet e nevojshme, etj
Kërkesat
- Arsim i mesëm ose i lartë.
- Eksperiencë pune të ngjashme.
Kualifikime të tjera
- Të zotërojë aftësi të mira kompjuterike të paketës Microsoft Office;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, përbën avantazh.
Aftësi të tjera
- Aftësi për te punuar në skuadër.
- Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës.
- Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë.
- Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
- Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.