Përshkrimi
Ky pozicion ka si përgjegjësi ofrimin e shërbimeve cash dhe jo cash me standarde të larta, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Banka. Roli kërkon identifikimin, analizimin dhe adresimin profesional të nevojave të klientëve, me qëllim kthimin e tyre në shitje dhe realizimin e objektivave të caktuara nga menaxhmenti.
Detyrat
- Të ketë njohuri të thelluara për produktet që Banka ofron në katalogun e saj dhe t’i propozojë ato sipas kërkesave të klientëve.
- Të realizojë transaksione cash për të gjitha kategoritë e klientëve.
- Të zhvillojë diskutime dhe të pranojë aplikime për Çelje Llogarie, Paketa, Pagesa, Direct Debit, Pagesa Periodike, Çek, Bono Thesari, Karta Debiti, RON, Depozita, Produkte Sigurimi, Plane Investimi etj., duke garantuar që të gjitha të dhënat e siguruara nga klientët të jenë në përputhje me politikat dhe udhëzimet e Bankës.
- Të ekzekutojë në sistemet dhe aplikacionet e Bankës veprimet jo cash, duke ndjekur të gjitha procedurat operacionale që lidhen me këtë funksion.
- Të përpunojë vlerat monetare në përputhje me procedurat e Bankës së Shqipërisë dhe ato të RBAL.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Administrim, Finance, Marketing.
- Aftësi shumë të mira në komunikim.
- Aftësi të forta për bashkëpunim dhe punë në grup.
- Gatishmëri për t’u përshtatur shpejt me ndryshimet.
- Aftësi të mira analitike.