Përshkrimi
Agjenti i shitjeve të shpejta ka përgjegjësi të kryejë aplikimet dhe procedurat për kreditë e shpejta pranë dyqaneve partnere të Bankës, duke vepruar gjithmonë sipas standardeve dhe rregullave të saj.
Detyrat
- U ofron mbështetje klientëve aktualë dhe atyre të mundshëm për nevojat e tyre në blerje.
- I njofton klientët për produktet bankare dhe kriteret që lidhen me aplikimin.
- Punon ngushtë me pikën e shitjes, përkatësisht dyqanin, edhe për kanale të tjera të shitjes.
- Mbikëqyr pagesat e klientëve dhe sigurohet që ato të mos tejkalojnë afatet e përcaktuara nga Banka.
- Jep raportime periodike te menaxheri i shitjeve të shpejta.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomik/Finance.
- Përbën avantazh përvoja e mëparshme në shitje.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në komunikim dhe negocim.
- Nevojitet njohje e mirë e gjuhës angleze.