Përshkrimi
Ky pozicion ka si përgjegjësi ofrimin e shërbimeve cash dhe jo cash sipas standardeve të përcaktuara nga Banka. Roli kërkon identifikimin, analizimin dhe adresimin profesional të nevojave të klientëve, me synim kthimin e tyre në shitje dhe realizimin e objektivave të vendosura nga menaxhmenti.
Detyrat
- Të njohë mirë produktet e katalogut të bankës dhe t’i përshtatë ato sipas kërkesave të klientëve.
- Të realizojë transaksione cash për të gjitha segmentet e klientelës.
- Të shqyrtojë dhe të pranojë aplikime për Çelje Llogarie, Paketa, Pagesa, Direct Debit, Pagesa Periodike, Çeku, Bono Thesari, Karta Debiti, RON, Depozita, Produkte Sigurimi, Plane Investimi etj., duke u siguruar që të gjitha të dhënat e marra nga klientët përputhen me politikat dhe udhëzimet e bankës.
- Të kryejë në sistemet dhe aplikacionet e bankës veprime jo cash, duke zbatuar të gjitha procedurat operacionale që lidhen me funksionin e saj ose të tij.
- Të përpunojë vlerat monetare në pajtim me procedurat e Bankës së Shqipërisë dhe procedurat e RBAL.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Administrim, Financë, Marketing.
- Aftësi shumë të mira në komunikim.
- Aftësi shumë të mira për punë në ekip.
- Gatishmëri për t’u përshtatur shpejt me ndryshimet.
- Aftësi të mira analitike.