Përshkrimi
Latitude dëshiron të punësojë një Specialiste Eventesh.
Detyrat
- Të zotërojë komunikim ndërpersonal shumë të mirë dhe të nxisë një mjedis miqësor brenda ekipit dhe në bashkëpunimin me departamentet e tjera.
- Të marrë iniciativën për hartimin dhe realizimin e një kalendari vjetor eventesh.
- Të ketë aftësi të mira në planifikim, shitje, organizim e negocim dhe të ndjekë me klientin çdo hollësi të zbatimit të programit.
- Të mbulojë administrimin e eventit.
- Të drejtojë buxhetin e eventit duke synuar shtimin e fitimit, pa ulur cilësinë e shërbimit.
- Të ndërtojë dhe ruajë marrëdhënie me klientët për të mundësuar bashkëpunime të përsëritura.
- Të kultivojë një mënyrë shërbimi që krijon atmosferë pozitive gjatë zhvillimit të eventeve.
- Të ruajë vazhdimisht një imazh profesional.
- Të përshtatet me orare fleksibël dhe të jetë i gatshëm të ndjekë zhvillimin e eventeve, siç e kërkon natyra e pozicionit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në një prej degëve të Menaxhimit në Universitetit te Tiranes.
- Të ketë përvojë mbi 1 vit në role të ngjashme.
- Të zotërojë shumë mirë anglishten; njohja e gjuhëve të tjera vlerësohet si avantazh.
- Të tregojë gatishmëri për punë në ekip.
- Të zotërojë aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe negocim.
Dokumentet e kërkuara
- CV e shoqëruar me fotografi.