Përshkrimi i punës
Për të zgjeruar ekipin, Latitude kërkon një Banakier/e që dallohet për energji, korrektësi dhe aftësi komunikimi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvoja e mëparshme në rolin e banakierit/es vlerësohet si përparësi.
- Kërkohen njohuri për përgatitjen e koktejeve dhe të pijeve të ndryshme.
- Nevojiten aftësi të mira komunikuese dhe qëndrim profesional.
- Kërkohet ndjenjë përgjegjësie, korrektësi dhe angazhim në punë.
- Kandidati/ja duhet të jetë në gjendje të bashkëpunojë në ekip dhe të punojë në një mjedis dinamik.
- Vlerësohen qëndrimi pozitiv dhe përqendrimi te klienti.
- Nevojitet gatishmëri për punë me turne.