Përshkrimi
Latitude ka një vend të lirë pune për pozicionin Specialiste Eventesh.
Përgjegjësitë
- Të zotërojë aftësi shumë të mira në komunikimin ndërpersonal dhe të nxisë një atmosferë miqësore brenda ekipit dhe në bashkëpunimin me departamentet e tjera.
- Të marrë iniciativën për hartimin dhe realizimin e kalendarit vjetor të eventeve.
- Të ketë aftësi të mira në planifikim, shitje, organizim dhe negocim, duke ndjekur me klientin çdo hollësi të zbatimit të programit.
- Të mbulojë administrimin e eventit.
- Të drejtojë buxhetin e eventit me synim shtimin e fitimit, duke ruajtur cilësinë e shërbimit.
- Të ndërtojë dhe të ruajë marrëdhënie me klientët për të mundësuar bashkëpunime të përsëritura.
- Të nxisë një kulturë shërbimi që krijon atmosferë pozitive gjatë realizimit të eventeve.
- Të ruajë vazhdimisht një paraqitje profesionale.
- Të përshtatet me orare fleksibël dhe të jetë në dispozicion për të ndjekur zhvillimin e eventeve, siç e kërkon natyra e pozicionit.
Kërkesat e kualifikimit
- Të ketë përfunduar studimet në një prej degëve të Menaxhimit në Universitetit të Tiranes.
- Të zotërojë përvojë pune mbi 1 vit në role të ngjashme.
- Të njohë shumë mirë anglishten; njohja e gjuhëve të tjera vlerësohet si përparësi.
- Të tregojë gatishmëri për bashkëpunim në ekip.
- Të dallohet për aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe negocim.
- Të jetë në grupmoshën nga 23 deri në 27 vjeç.
Dokumentet e kërkuara
- CV e shoqëruar me fotografi.