Përshkrimi
Kresha Prod sh.p.k vepron në prodhimin dhe tregtimin e kafesë, duke sjellë përvojë dhe përkushtim që prej vitit 2005.
Kompania kërkon një Teknik Ekspresi që të mbajë dhe riparojë pajisjet e kafesë, me synim funksionim sa më të mirë dhe shërbim cilësor për klientët.
Detyrat
- Kujdeset për mirëmbajtjen dhe riparimin e ekspresëve të kafesë, mullinjve dhe pajisjeve të akullit të markave që përdor kompania.
- Kontrollon makineritë për të garantuar funksionim dhe prodhim efikas.
- Shkon te klientët për instalim, servis, mirëmbajtje ose riparim të ekspresëve, kur kërkohet.
- Sigurohet para përdorimit që mekanizmat e sigurisë së makinerive janë në gjendje pune.
- Përdor makineritë në mënyrë të sigurt, duke mbrojtur veten dhe të tjerët.
- Mbështet ruajtjen e standardit të lartë të cilësisë së produkteve që prodhohen me makineri.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar shkollën e mesme.
- Të njohë teknikat e punës me ekspres kafeje.
- Të ketë së paku 1 vitë përvojë të mëparshme në rolin e Teknik Ekspresi.
- Të zotërojë aftësi për realizimin e detyrave, organizimin e kohës dhe përcaktimin e prioriteteve.
- Të mund të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
- Të posedojë leje qarkullimi të kategorisë B.
- Të tregojë përkushtim maksimal gjatë kohës së punës.