Përshkrimi
Kresha Prod sh.p.k vepron në prodhimin dhe tregtimin e kafesë, duke kombinuar përvojën me pasionin që prej vitit 2005.
Kompania kërkon një Agjent Retail - Ex-Van/Caddy për të zgjeruar bazën e klientëve, për të konsoliduar bashkëpunimin me partnerët aktualë dhe për të përmbushur objektivat mujore të shitjeve.
Detyrat
- Të realizojë objektivat e shitjes dhe të sigurojë praninë e produkteve në treg.
- Të kujdeset për marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe të gjejë klientë të rinj.
- Të menaxhojë stokun, duke ruajtur standardin e cilësisë së produkteve.
- Të rrisë dukshmërinë dhe pozicionimin e produkteve në pikat e shitjes.
- Të instalojë dhe mirëmbajë materialet promocionale sipas standardeve të përcaktuara.
- Të ndjekë tregun, çmimet dhe veprimtarinë e konkurrentëve.
- Të kontribuojë në aktivitetet e kompanisë dhe të përfaqësojë brandin.
- Të kryejë raportime periodike dhe të komunikojë në mënyrë profesionale.
- Të mbajë njohuritë të përditësuara dhe të angazhohet në zhvillim të vazhdueshëm profesional.
Kualifikimet
- Përvoja në shitje konsiderohet përparësi.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe negociim.
- Seriozitet, përgjegjshmëri dhe motivim në punë.
- Aftësi për krijimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me klientët.
- Leje drejtimi e kategorisë B.
- Gatishmëri e lartë për shërbim ndaj klientëve dhe punë në ekip.