Rreth kompanisë
Kresha Prod sh.p.k merret me prodhimin dhe tregtimin e kafesë, duke vepruar me përvojë dhe pasion që prej vitit 2005.
Kompania kërkon një Agjent Shitjesh/Teknik Ekspresi, i cili do të sigurojë furnizimet përkatëse, do të gjejë klientë potencialë dhe do të mirëmbajë e riparojë pajisjet e kafesë, me synim funksionim optimal dhe shërbim cilësor për klientët.
Detyrat kryesore
- Të njohë në thellësi produktet e kompanisë dhe ato të konkurrentëve në tregun vendas.
- Të planifikojë, zhvillojë dhe zbatojë veprimtaritë e shitjes në përputhje të plotë me planin e vizitave (Route), duke garantuar mbulim periodik të klientëve sipas nevojës.
- Të përmbushë planin e përcaktuar nga kompania dhe të sigurojë praninë e produkteve në zonën përkatëse.
- Të kryejë mirëmbajtjen dhe riparimin e ekspresëve të kafesë, mullinjve dhe pajisjeve të akullit të markave me të cilat punon kompania.
- Të kontrollojë makineritë për të garantuar funksionim dhe prodhim efikas.
- Të shkojë në ambientet e klientëve për instalimin, servisin, mirëmbajtjen dhe riparimin e ekspresëve, kur kërkohet.
- Të sigurohet para fillimit të punës se pajisjet e sigurisë së makinerive funksionojnë siç duhet.
- Të përdorë makineritë në mënyrë të sigurt për veten dhe për të tjerët.
- Të mbajë standard të lartë cilësie për produktet që prodhohen përmes makinerive.
Kërkesat
- Përvoja në Shitje është e preferueshme.
- Të ketë njohuri mbi teknikat e ekspresit të kafesë.
- Të ketë së paku 1 vitë përvojë të mëparshme në rolin e Teknik Ekspresi.
- Të zotërojë aftësi për realizimin e detyrave, menaxhimin e kohës dhe përcaktimin e prioriteteve.
- Të mund të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
- Të disponojë leje qarkullimi të kategorisë B.